Trump beson te “miqësia” me Putinin, rezultati një ngërç i rrezikshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Opinion nga David E.Sanger, The New York Times

“Asgjë nuk do të ndodhë derisa unë dhe Putini të ulemi bashkë,” deklaroi presidenti Donald Trump në muajin maj, duke lënë të kuptohej se zgjidhja për luftën e Ukrainës nuk qëndron te diplomacia e gjatë shumëpalëshe, por te një marrëveshje mes dy superfuqive.

Takimi me Vladimir Putinin në bazën ajrore amerikane në Anchorage ndodhi, por 9 ditë më pas nuk ka shenja të progresit real. Trump kishte dhënë sinjale se Putini dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të zhvillonin bisedime direkte, por një gjë e tillë nuk është planifikuar. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha hapur se “agjenda nuk është gati fare”.

Trump e portretizon veten si ndërmjetës, si aleat të Ukrainës, ose si njeri që mund të bindë Putinin…

Një ditë thotë se Ukraina nuk ka shanse të fitojë pa sulmuar brenda territorit rus, ditën tjetër premton garanci sigurie për Kievin.

Diplomacia si spektakël personal

Trump kërkon të imitojë Theodore Roosevelt-in, i cili në 1905-ën ndërmjetësoi paqen midis Rusisë dhe Japonisë dhe fitoi Çmimin Nobel. Por krahasimet janë të zbehta: në Anchorage, takimi me Putinin ngjante më shumë me show-in e tij me Kim Jong-un në 2018, shumë kamera, përqafime dhe asnjë rezultat konkret.

Madje, sipas ish-ambasadorit amerikan në NATO, Ivo Daalder, Trump e nisi me një pozicion të përbashkët perëndimor që kërkonte armëpushim, por më pas e braktisi dhe i dha avantazh Moskës. “Një autogol diplomatik,” e quajti ai.

Siguria e Ukrainës, dilemat amerikane

Trump deklaron se SHBA-të mund të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, por pa trupa amerikane në terren. Ai sugjeron që këtë ta bëjnë disa vende europiane, ndërsa SHBA-të të ofrojnë inteligjencë e mbështetje ajrore. Ky është një zotim serioz: të mbrosh një vend jo-anëtar të NATO-s nga agresioni rus.
Por Rusia kërkon të jetë pjesë e këtyre garancive, duke i kthyer gjërat në absurditet: pushtuesi të jetë “garant sigurie”.

Dyshimi i Kievit

Lexo edhe :  "Gaza do të rrafshohet!" Izraeli vijon sulmet

Për ukrainasit, kujtesa e Memorandumit të Budapestit të vitit 1994 është ende e gjallë. Atëherë ata dorëzuan arsenalin bërthamor në këmbim të garancive nga SHBA-të, Britania dhe Rusia dhe e panë Moskën të shkelë marrëveshjen. Sot, Zelensky dhe ekipi i tij e shohin me dyshim diplomacinë e Trump, që shpesh relativizon fajin e Rusisë dhe ka shuar strukturat amerikane që hetonin krimet e luftës.

Trump herë e sheh veten si Roosevelt-in që sjell paqe, herë si ndërmjetës neutral, herë si lider që do të “lajë duart” duke ia lënë fatin ukrainasve e rusëve.

Por kjo strategji e paqartë krijon më shumë konfuzion sesa stabilitet. Lufta në Ukrainë nuk është thjesht për territor, siç mendon Trump, por për identitetin e një kombi dhe të drejtën e tij për të zgjedhur të ardhmen./kb

Të fundit

Tensione diplomatike, Kopenhageni akuzon Trumpin për “operacione sekrete”

Ministria e Jashtme daneze ka thirrur të ngarkuarin me punë të SHBA-së, diplomatin më të lartë në ambasadën amerikane...

Situata në Gaza, prifti: 450 refugjatët e kishës Sacra Famiglia, në gjendje dramatike

Mesazhi i fundit nga prifti Gabriel Romanelli titullohet qartë: “Të qajmë dhe të lutemi”. Në qytetin e Gazës, situata është dramatike, dhe Parrochia e...

Pandemia e ardhshme, po zhvillohet një terapi universale antivirale

I frymëzuar nga një mutacion i rrallë gjenetik, një ekip kërkimor ka testuar një terapi te minjtë dhe hamsterët që ofron mbrojtje kundër çdo...

Shpella e Spilesë, Tare i përgjigjet Blendi Gonxhes: Mos u tallni me taksapaguest

Reagimi i MEKI-t për një shkrim modest timin mbi gjendjen faktike të Shpellës së Spilës më bëri të mendoj se ky institucion e kishte...

Gazetari gjerman: 6 mësime nga udhëtimi me makinë në Shqipëri

Nga Teseo La Marca, DIE WELT Katër orë në një rrugë me gropa që duken si kratere nga granatat. Asfalt ose është i pabarabartë, ose nuk...

Lajme të tjera

Web TV