Kolegji Zgjedhor rrëzoi shpresën e fundit të Adriatik Lapaj, duke lënë në fuqi vendimin e KAS. Në këtë mënyrë në parlament shkon Ana Dajko, pra as Adriatik Lapaj dhe as familjarja e tij Kleana Xhuveli. Analisti Frrok Çupi tha se që në fillim partia e tyre u synua që me çdo kusht të ishte “familjare”. Ai gjithashtu theksoi se të rinjtë treguan se brenda tyre kishte mungesë të transparencës dhe moralit.
“Tentuan me çdo kusht të jenë familjarë. E gjitha kjo u tentua me nismën “Shqipëria Bëhet”, e cila realisht që Shqipëria është bërë. U dëshmua se me atë politikë u detyruar një prej themeluesve të “Thuarjes” të japë dorëheqje për arsye të mungesës së moralit. U detyruan të grindeshin. Pra këto janë parti që ndërkohe për interesa personale dhe mbarojnë me një dëshpërim. Ajo që ndodhi sot me Kolegjin Zgjedhor, është vendim përfundimtar dhe i dha rrugë ligjore një prej parimeve themelore të politikës në drejtësi, që i shërben ligjit”, tha ai për “Abc News”. Gjithashtu nënvizoi se vendimi i Kolegjit Zgjedhor ishte një vendim i drejtë. “Është një proces që dëshmon për mundësitë, pasi nuk janë mbyllur të gjitha shportat, një prej tyre është KQZ që herë pas herë ka rënë pre e presioneve politike, ose e simpative politike. KQZ ka dëshmuar simpati politike që nuk mund t’i lejohet. Jemi në një kohë ku procesin zgjedhor duhet ta udhëheqë ligji…Nuk mund të kapërcehet Kolegji Zgjedhor sepse është hapi i fundit që mund të bëjë një parti për të gjetur të drejtën e tyre, mbetet Gjykata Kushtetuese, por nuk ka ndodhur që të kenë rrëzuar vendimin e Kolegjit zgjedhor. Është një vendim që respekton vullnetin politik që e ka caktuar Dajkon numër një të listës, duke respektuar vullnetin e zgjedhësve që i kanë dhënë votën dhe duke u ngjitur në skema shumë të ulëta personale…Në sensin politik, ku grupim politik i të rinjve, do të jetë një pamje të qartë se janë përsëri po aq të vjetër sa edhe shefat e tyre”, tha mes të tjerash ai./kb