Policia italiane kap 22-vjeçarin shqiptar, 51 doza kokaine gati për shitje

Policia italiane ka arrestuar një 22-vjeçar shqiptar pasi u kap me disa doza kokainë gati për shitje dhe para cash të dyshuara të fituara nga aktiviteti kriminal.

Sipas raportimeve, autoritetet italiane vunë re lëvizjet e dyshimta të shqiptarit dhe vendosën të ushtrojnë kontroll ndaj tij.

Mësohet se shqiptari u kap me 14 doza kokainë ndërsa në banesën e tij të marrë me qira u zbuluan 37 doza të tjera.

Autoritetet italiane i ndaluan shqiptarit që të jetojë në rajonin e Markes me vendim gjykate. m.p.