Last Updated on 28/08/2025 by adminfjala
Një 7 vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë në një aksident rrugor në qytetin e Ballshit.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti me drejtues shtetasin S. F., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase të mitur 7 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. m.p.
