Last Updated on 29/08/2025 by adminfjala
Ndihmësi i presidentit rus, Yuri Ushakov, ka bërë me dije se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Vladimir Putin do të takohen në Kinë.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të qëndrojnë në Kinë nga 31 Gushti deri më 3 Shtator, ku do të marrë pjesë në ceremonitë për nder të 80-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Mes aktiviteteve, Putin ka planifikuar edhe një takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Mësohet se dy homologët do të bisedojnë edhe për Kosovën e Metohinë.
Të dy liderët gjithashtu do të shqyrtojnë në detaje bashkëpunimin ruso-serb, me një fokus të veçantë në sektorin energjetik, si dhe në fushat e tjera strategjike të interesit të përbashkët. m.p.
