Last Updated on 30/08/2025 by adminfjala
Skuadra e Superligës së Turqisë, Fenerbahce ka shkarkuar trajnerin Jose Mourinho. Lajmin e ka bërë të ditur klubi turk përmes rrjeteve sociale dhe ky shkarkim vjen pas humbjes ndaj Benficas në UEFA Champions League.
E ardhmja e trajnerit portugez tashmë mund të jetë Premier League. Pasi është raportuar se Nottingham Forest është në kërkim të një trajneri të ri, pasi Nuno Espirito Santo është vënë në diskutim nga presidenti grek.
Megjithëse është përmendur edhe si pasardhës i mundshëm i United, në rast se Amorim dështon sërish edhe në ndeshjen me Burnleyn. Edhe pse kishte shumë objektiva suksesi, Mourinho nuk e arriti asnjë me Fenerbahcen. Gjithsesi nga ky shkarkim i tij, ai do të marrë një dëmshpërblim prej 13 milionë eurosh nga klubi turk. Për një total prej 108 milionë eurosh, që i kanë ardhur vetëm nga shkarkimet./ D.C
