Last Updated on 31/08/2025 by adminfjala
Australiani Oscar Piastri ka fituar Çmimin e Madh të Holandës në Formula 1, duke përfituar nga tërheqja e shokut të skuadrës dhe rivalit kryesor, Lando Norris. Me këtë sukses, Piastri ka zgjeruar epërsinë në renditjen e përgjithshme në 35 pikë.
Me nëntë gara të mbetura, piloti i McLarenit grumbulloi plot 35 pikë, ndërsa Norris, që u detyrua të tërhiqej, do të ketë mundësinë të reagojë javën e ardhshme në pistën legjendare të Monzës për Çmimin e Madh të Italisë.
LANDO NORRIS IS OUT OF THE DUTCH GRAND PRIX ‼️
THIS COULD BE CRUCIAL TO THE DRIVER'S CHAMPIONSHIP!! pic.twitter.com/C6xU4WZ574
— ESPN F1 (@ESPNF1) August 31, 2025
Gara nisi me tension: Verstappen e kaloi Norrisin me një manovër të rrezikshme që gati e nxori jashtë pistës, por në xhiron e nëntë Norris riktheu vendin e dytë.
Shiu i lehtë shtoi dramë në pistë, ndërsa në xhiron e 23-të Hamilton u përplas me murin në momentin kur po synonte të hynte në bokse, duke shkaktuar daljen e makinës së sigurisë dhe zhdukjen e avantazhit të Piastrit.
Më vonë, Leclerc kaloi Russell për të marrë vendin e pestë, por në xhiron e 52-të pësoi të njëjtin fat si Hamilton, duke dalë nga pista dhe përfunduar garën. Edhe Ferrari tjetër nuk e përfundoi garën.
Në xhiron e 65-të, Norris u detyrua të tërhiqej për shkak të një defekti në motor, ndërsa makina e sigurisë u rikthye në pistë.
Nuk pati më ndryshime në renditje, dhe Piastri e mbylli garën i pari, përpara Verstappen dhe Hadjar – i cili përjetoi podiumin e tij të parë në karrierë.
Confirmation of our top 10 at Zandvoort 👀#F1 #DutchGP pic.twitter.com/81hYFSRLWS
— Formula 1 (@F1) August 31, 2025
Pas kësaj gare, Piastri kryeson me 310 pikë, i ndjekur nga Norris me 275. Verstappen është i treti me 205 pikë, më pas Russell me 189, Leclerc me 151 dhe Hamilton me 109 pikë./ D.C
DRIVER STANDINGS (after 15/24 rounds)
Piastri ⬅️ 34 points ➡️ Norris#F1 #DutchGP pic.twitter.com/DzBBJvu1Mj
— Formula 1 (@F1) August 31, 2025
