Last Updated on 04/09/2025 by adminfjala
Andi Hoxhaj, një intelektual i njohur shqiptar që është profesor në një universitet prestigjoz të Britanisë së Madhe është shpallur “Qytetar Nderi” i Vlorës. Kryebashkiaku Ermal Dredhaj ka shpërndarë në rrjetin e tij social vendimin dhe pamje nga ceremonia.
Postimi i Dredhës
Për personalitete si Dr. Andi Hoxhaj, krenaria nuk mund të kufizohet vetëm brenda komunitetit të miqve e të afërmve të tij, i përket të gjithë qytetit, të gjithë vendit!
Jam i nderuar që, në emër të Këshillit Bashkiak, vlonjati i suksesshëm, pedagogu i drejtësisë në Universitetin ‘College of London’, shqiptari i nderuar me titullin e lartë në Britani, ‘Oficer i Urdhrit të Perandorisë Britanike’, sot është ‘Qytetar Nderi i Vlorës”!
Një figurë që na nderon me dijen, integritetin dhe kontributin e tij në arenën ndërkombëtare, gjithmonë me Vlorën në zemër. ????????
