Last Updated on 06/09/2025 by adminfjala
Nga Shpëtim Luku
Në një treg biznesi gjithnjë e më të globalizuar, emri i një kompanie shpesh zgjidhet për shkak të tingullit ndërkombëtar, marketingut apo thjesht për të qenë “trendy”. Por në Shqipëri, shumë prej kompanive më të qëndrueshme dhe të dashura kanë lindur nga motive shumë më personale: dashuria për fëmijët, respekti për prindërit, apo dëshira për ta lënë përjetësisht gjurmën e një emri familjar në tregun shqiptar.
AGNA Group, konglomerati i fuqishëm i drejtuar nga Vasil Naçi, mban në vete një tjetër dimension emocional: inicialet e nënës së tij. Një mënyrë elegante dhe diskrete për të nderuar figurën e saj përmes një strukture që është rritur në dekada.
“MEKTRIN Motors” kompania lider ne tregun e makinave ka për emer bashkimin e inicialeve të dy vajzave Megi dhe Ketrin, të themeluesit të saj, Edmond Shahini…
