Last Updated on 06/09/2025 by adminfjala
Florian Wirtz, i transferuar për 125 mln euro te Liverpool, ka një klauzolë largimi të bujshme, zbuluar sot në mediat gjermane.
Ai i ka kërkuar klubit anglez që në vitin 2028 të ketë një klauzolë largimi 80 mln euro, që e lejon të transferohet te Bayern.
Duke qenë se klubi më i madh në Gjermani shfaqi interes për të, Wirtz ka menduar që, në rast dështimi në Premier League, ta ketë të lehtë rikthimin në Bundesligë. m.p.
