Last Updated on 09/09/2025 by adminfjala
Janë zbardhur edhe formacionet zyrtare të sfidës mes Shqipërisë dhe Letonisë, e cila merr jetë sot në orën 20:45 në ‘Air Albania’ dhe vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Bie në sy se Sylvinho luan në sulm me Bajramin dhe Brojën nga krahët, në mbështetje të Manajt. Sërish Jasir Asani në stol. Miqtë luajnë me pesë mbrojtës dhe një lojë të tërhequr duke dashur të na rrezikojnë me goditjet standarte.
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj; Shehu, Asllani, Laçi; Broja, Manaj, N. Bajrami Trajner: Sylvinho
Letonia (5-3-1-1): Zviedris; Jurkovskis, Melniks, Cernomordijs, Balodis, Ciganiks; Varslavans, Vapne, Zelenkovs; Daskevics; Sits Trajner: Paolo Nicolato./e.t
