Last Updated on 09/11/2026 by EL
Lamine Yamal nuk i është bashkua menjëherë ekipit kombëtar për shkak të dhimbjeve në gju pas ndeshjes së mbrëmshme në Metropolitano kundër Atlético de Madrid.
Sulmuesi i Barcelonës humb ndeshjen e radhës të kampionëve të botës, të cilët sfidojnë Republikën Çeke në një duel të vlefshmë për javën e 5-të të Ligës së Kombeve.
Mikel Oyarzabal, sulmuesi i Real Sociedad, gjithashtu mund të humbasë ndeshjen pasi vuan nga gripi, i cili po e detyron atë të qëndrojë në San Sebastián dhe të mos i bashkohet skuadrës së udhëhequr nga Luis de la Fuente.
“Të dy lojtarët do t’i bashkohen skuadrës në ditët në vijim për të qenë të disponueshëm për t’u përballur me Anglinë në stadiumin Metropolitano”, shpjegon RFEF (Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit), e cila thekson se stafi i saj mjekësor është në kontakt të vazhdueshëm me mjekët e të dy klubeve për të monitoruar progresin e dy ndërkombëtarëve në baza ditore./et
