Last Updated on 15/09/2025 by adminfjala
Cristian Chivu ka një dilemë të madhe përpara sfidës së Champions League me Ajax në Amsterdam.
Në qendër të saj është portieri Yann Sommer, i cili pësoi katër gola nga katër goditje në portë në humbjen ndaj Juventusit në fundjavën që lamë pas.
Sipas CalcioMercato, Chivu po mendon seriozisht ta ulë në stol portierin zviceran dhe t’i japë hapësirë spanjollit Josep Martinez, i cili deri tani ka luajtur vetëm në 10 ndeshje për zikaltrit. Tek Interi nuk ka më lojtarë të “paprekshëm”. m.p.
