Last Updated on 15/09/2025 by adminfjala
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse dhe strukturave vendore, u arrit të vihej nën kontroll vatra e zjarrit që rrezikonte sipërfaqe të gjelbërta dhe biodiversitetin e Parkut Kombëtar të Butrintit.
Në një postim Kryetari i Bashkise se Sarandes Oltion Caçi falënderon zjarrfikësit dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë operacion.
Parku Kombëtar i Butrintit mbetet një pasuri natyrore dhe kulturore e çmuar, që ka nevojë për mbrojtjen dhe kujdesin e të gjithëve.

