Last Updated on 18/09/2025 by adminfjala
Bayern Munchen ka fituar 3-1 ndaj Chelsea, ekipit kampion bote për klube në fuqi, në ndeshjen e parë të Champions League.
Gjermanët kaluan në avantazh me një autogol nga Chalobah (20′) e pastaj dyfishuan shifrat me penalltinë e Harry Kane (27′).
Cole Palmer rihapi sfidën në minutën e 29, duke i kthyer interesin përballjes.
Në pjesën e dytë, Kane përfitoi nga një pasim i gabuar mbrapa i Malo Gusto për të shënuar golin e tretë dhe për të vulosur sfidën./E.T
