“Më vjen keq që zhdukem shpesh…”, Bella Hadid shtrohet në spital!

Modelja e njohur Bella Hadid ka ndarë me ndjekësit disa momente personale nga qëndrimi në spital, teksa vazhdon betejën me sëmundjen ‘Lyme’. Në një postim në Instagram, ajo publikoi disa fotografi ku shfaqet e shtrirë në spital.

Në disa prej fotografive, 28-vjeçarja shihet me shenja lodhjeje dhe shqetësimi në fytyrë, ndërsa në të tjera pozon me një kostum pelushi “Pikachu”, duke u përpjekur të ruajë humorin dhe pozitivitetin gjatë trajtimit.

Ajo ndau gjithashtu një foto me letra bixhozi dhe një darkë të vonë me pica në shtrat. Në fund të postimit, ajo shkruan: Më vjen keq që zhdukem shpesh. Ju dua shumë.

Ndërsa nëna e tyre, Yolanda Hadid, e cila gjithashtu është diagnostikuar me Lyme, shtoi: Luftëtare e ‘Lyme’.

Mbështetje për modelen ka ardhur edhe nga miq të afërt dhe fansa.

“Je shumë e dashur, e ëmbla jonë.”

“Të dërgojmë dashuri dhe shërim!”

“Qëndro e fortë, do ta kalosh këtë, Mbretëreshë!”

Hadid nuk ka dhënë detaje mbi arsyet e fundit të shtrimit në spital, por ka folur hapur për betejën e saj me ‘Lyme’ edhe më parë./kb