Last Updated on 20/09/2025 by adminfjala
Modelja Emina Cunmulaj ka treguar së fundmi detaje nga jeta e saj private, përfshirë edhe martesën e parë me një shqiptar.
Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rrjete sociale, Cunmulaj u shpreh: “Kam qenë e martuar me një shqiptar, më ka pas thyer qafën”.
Cunmulaj tregoi sfidat dhe zhgënjimet që përjetoi gjatë asaj periudhe ndërsa tashmë modelja është e martuar me biznesmenin e njohur amerikan, Sam Nazarian.
Teksa fliste me ndjekësit, Emina iu përgjigj pyetjeve mbi vendimin e saj për të sjellë në jetë djalin përmes procesit IVF (fertilizim in vitro).
Modelja shqiptare ka treguar shpeshherë se përveç karrierës, është shumë e përkushtuar ndaj familjes. m.p.
