Festa, dhe së shpejti gara të Formula 1

Bashkia ka rritur gamën e investimeve në infrastrukturë

Nga ARTUR  AJAZI

Shumë shpejt, Elbasani qyteti festivaleve, do të ketë nderin tëpresë garat e “Formula 1”

Pak histori

Historia e trevave të Elbasanit në fakt, e ka zanafillën e saj nëshekullin e II-të p.k. me vendbanimet e hershme ilire. Nëshekullin e II-të qyteti njihet me emrin “SKAMPA” e më vonëme emrin  “SKAMPINI” në varësi administrative të Durrahut. Duke qënë i vendosur në kryqëzimin e rrugëve Veri – Jug dheLindje – Perëndim, ai ka shërbyer si pikë e rëndësishme kalimidhe si stacion i rëndësishëm, duke u përmendur si qëndërurbane, ushtarake e peshkopale. Pas bllokimit të rrugës Egnatianga dyndjet e barbarëve, qyteti nuk përmendet më dhe njehshkatërrimin e tij gjatë migrimit sllavo – bullgar diku ngashekulli VI – VII. Elbasani u zhvillua si qendër e rëndësishmestrategjike, administrative, ushtarake dhe ekonomike e Shqipërisë së mesme. Zejtaria dhe tregtia mori përsëri njëzhvillim të dukshëm duke shtrirë lidhjet dhe ndikimin në tërëzonat përreth. Një zhvillim të ndjeshëm mori arti postbizantin ipërfqësuar nga mjeshtri dhe piktori i madh Onufri i Neokastrës(Elbasanit), i cili krijoi një art kulminant ku spikat me forcë tëveçantë gërshetimi i shkëlqyer i gjeniut me traditën vendase. Si vepra të tij, të trashëguara deri në ditët tona, janë afresket dheikonat e kishave të Shelcanit dhe të Valshit të mesit të shek. XVI. Vazhdues i veprës së Onufrit përmendet KostandinShpataraku. Një zhvillim të vrullshëm mori  qyteti i Elbasanit nëshek.  XVII me krijimin, organizimin dhe  funksionimin e 60 llojeve të  zejeve në 45 Esnafe. Vlen të përmendet në këtë kohë“Kodiku i Esnafeve të Tabakëve”, 15 Maj 1658, i cili është ndër  më  të  vjetrit në Ballkan. Në dokumentacionin e kohës, dëshmohet se në mesin e shekullit të XVII, Elbasani kishte 2000 shtëpi, 900 dyqane, punoheshin lëkura, leshi, mëndafshi, metalete sidomos argjendi.Prodhimet e qytetit të Elbasanit gjenin tregshitje si brenda dhe jashtë vendit. Këtë e dëshmon fakti qëTurqia në dy ekspozita ndërkombëtare në Paris në vitin 1867 dhe në Çikago në vitin 1894 krahas artikujve të tjerë tëartizanatit ekspozoi edhe pushkët, pistoletat dhe silahet e prodhimit shqiptar të Shkodrës, Elbasanit, Prizrenit, etj. E rëndësishme është se Elbasani, shquhet për organizimin e panaireve. Panairi i parë është ai i vitit 1381 i pasuar me të tjerënë periudhat e mëvonshme.

Lexo edhe :  PD ka mbetur “mes pyllit”

Po sot

Elbasani sot mbetet kryeqendra ë koncerteve dhe festivaleveartistike dhe teatrore. Elbasani ka sot Muzeun Etnografik më tëvjetrin në Shqipëri, me vlera të rralla historike. Prej viteshElbasani është në axhendën ë mjaft agjensive turistike ngaFranca deri në Mongoli, nga SHBA deri në Australi. Lidhjet e hershme me kulturat ë lashta, e kanë renditur  Elbasanin, ndërqytetet ë vizitueshme nga të huajt. Elbasani është qytetifestivaleve kombetare dhe ndërkombëtare teatrore, i festivalevetë këngës dhe parodies. Skena e Teatrit “Skampa” shprehetdrejtori Klition Kapaj “është arena ku shfaqin talentin e tyreartistë me fame, dhe aktorët ë rinj, ne u kemi hapur dyert  atyre, duke mos harruar se  kemi  dhe  një publik fantastik,  i cili indjek premierat dhe shfaqjet gjithmonë kur qyteti kthehet nëqendër eventesh”.  Elbasani ka sot dhjetra festa tradicionale, tëcilat vijnë qysh nga lashtësia dhe më herët. Festa e Ullirit, festa e “Ditës së Verës”, festa e Qershive, festa e Gështenjave, festa ë Karnavaleve, festa e Ujit të Bekuar, festa e Treganit, festa e Funarit, festivalet krahinore dhe ato qytetase. Elbasani prejvitesh ka marrë mbështetje të fuqishme financiare nga qeveriaRama dhe bashkia ë qytetit. Gledian Llatja shprehet se “Elbasanitanimë, e ka të afirmuar emrin e tij, si një qytet i bukur, i pastër, i lakmueshëm për të jetuar, me resurse të jashtëzakonshmeturistike, historike dhe arkeologjike, duke tërhequr vëmëndjen e vendasve dhe të huajve, si qyteti ku  investimet kanëtransformuar gjithçka”. Shumë shpejt Elbasani do të jetëepiqendra e garave  nderkombetare të “Formula 1”, me një pistëmodern, ë cila po investohet nga qeveria Rama, dhe që do ta ktheje qytetin në vëmëndjen ë mjaft mediave të huaja, si qyteti iparë i garave të shpejta në Shqiperi, dhe jo vetëm./kb