Last Updated on 24/09/2025 by adminfjala
9 përballje interesante të Europa League luhen këtë të mërkurë, ku nis zyrtarisht faza e ligës. Ekipe si Roma, Feyenoord apo Fenerbahce do të provojnë forcat në nisje të aventurës së re evropiane, që do të funksionojë me të njëjtin format si edicionin e fundit. Italianët vijnë pas fitores në derbin me Lazion në fundjavë i mbyllur me rezultat minimal, ndërsa në mbrëmje i sfidon Nice.
Gasperini nuk ka në dispozicion 8 futbollistë, mes tyre dhe ylli argjentinas Paulo Dybala, për shkak dëmtimi. Pavarësisht këtij fakti janë favoritë për fitimin e sfidës. Pas eliminimit nga Champions, Fenerbahce do të provojë të bëjë mirë në Europa League, ku kundërshtari i parë në fazën e ligës është Dinamo Zagreb. Përballja e fundit mes tyre, e cila shënjon dhe ballafaqimin e parë njëkohësisht daton në 2018-ën, ku kroatët kaluan më tej.
Malmo-Ludogorets, Freiburg-Basel, Crvena Zvezda-Celtic po ashtu luhen mbrëmjen e sotme. Finalistët e Conference League të edicionit të kaluar, Real Betis presin në shtëpi britanikët e Nottingham Forest. Pa Bartra apo fantazistin Isco, spanjollët do të provojnë ta nisin mbarë garën. Dy përballje luhen në orën 18:45 dhe ato janë Midtjylland-Sturm Graz dhe Paok-Maccabi Tel Aviv. m.p.
