Raphinha nuk fitoi “Topin e Artë”, Barcelona kursen 11 mln euro

Raphinha ishte një nga kandidatët kryesor për të fituar “Topin e Artë” këtë vit, por braziliani u rendit vetëm në vendin e pestë. Megjithatë, te Barcelona janë të gëzuar për këtë gjë, sepse nëse do ndodhte që braziliani të fitonte “Topin e Artë”, klubi katalanas do paguante 11 milionë euro te Leeds.

Kur Raphinha u transferua në verën e vitit 2022 nga Leeds te Barcelona për 58 milionë euro në total bashkë me bonuset, në marrëveshjen mes palëve kishte një klauzolë të veçantë, sipas të cilës në rast se sulmuesi fiton “Topin e Artë”, katalanasit do i paguajnë 11 milionë euro të tjera klubit anglez.

Kjo klauzolë vlen edhe për trofeun e Champions League. Në rast se Barcelona fiton Champions League, Leeds fiton automatikisht 11 milionë euro, falë Raphinha-s. m.p.