India dhe Egjipti, vendet që sjellin më shumë turistë në Shqipëri

Harta e turisteve te huaj qe zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë ka ndryshuar kete vit. Nga janari deri ne muajin gusht, Izraeli, India dhe Egjipti kane shënuar rritjen me te forte, ndërsa polaket janë pakësuar ne numër.

Nga janari deri në gusht, në vendin tonë kanë hyrë mbi 8.9 milionë vizitorë, një rritje prej 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga këta, më shumë se 3.3 milionë ishin shqiptarë të Kosovës, të cilët në numër rezultojnë të jenë njësoj me vitin e kaluar.

Por nëse analizojmë shifrat me prurjet e reja dhe turistët që kanë humbur interesin për turizëm në vendin tonë, befasia më e madhe është Izraeli, vend nga i cili kanë ardhur 46 mijë turistë, nga 6800 që erdhën vitin e kaluar.

Me rritje të fortë, rezultojnë edhe vizitorët nga India e Egjipti, tregje këto që deri dje nuk kanë prodhuar numra domethënës.

Ndërkohë, nga Europa, Danezët dhe francezët kanë plotësuar vakumin që kanë lënë turistët, polakë, rumunë, spanjollë e italianë.

Linjat e reja të fluturimeve dhe lidhjet e krijuara përmes agjencive kanë ndryshuar hartën e turistëve, ndërsa oferta e Shqipërisë për të sjellë cdo vit e më shumë turistë vazhdon të rritet me investime në hotele e infrastrukturë.