Zgjedhjet në Tiranë, reagon juristja: PD do të humbasë rezultatin, kurdo që të mbahen

Partia Socialiste ka ndezur motorët elektoralë për zgjedhjet e pjesshme të Tiranës, kur ato të caktohen, ndërsa Partia Demokratike nuk ka ende një alternativë. Berisha tha sot se kanë nisur diskutime, por nuk dha një emër konkret, i cili do të sfidojë Ogerta Manastirliun.

Juristja Alesia Balliu,u shpreh në një studio televizive se Partia Demokratike është kapluar nga frika e kundërshtarit politik. Sipas saj, Partia Demokratike do t’i humbasë zgjedhjet e pjesshme kurdo që të mbahen, ndërsa shtoi se Sali Berisha po përgatit terrenin për të justifikuar humbjen e radhës.

“E kanë kthyer PD në një parti qesharake. Lirshmëria e PD për të zgjedhur ka të bëjë me lirinë, me kandidatin dhe lirinë për të votuar. Pse kandidatët më të votuar në PD nuk hyjnë në zgjedhje, nuk shkojnë, sepse ato e dinë që zgjedhjet janë të humbura.

Nuk pres ndonjë risi nga zgjedhjet e bashkisë, por pres ‘kasetën’ e Berishës me thëniet: m’i vodhën, s’ka zgjedhje të lira me Edi Ramën.

Çdo kandidat i PD, që i ka shërbyer dhe është përdorur nga Sali Berisha, i ka humbur dinjiteti. Në PD i ka kapur paniku nga emri i Belinda Ballukut dhe presin që ‘katastrofa’ që u ndodhi në Fier t’u përsëritët edhe në Tiranë. PD i ka humbur kredibiliteti. Sali Berisha nuk do të vijë në pushtet, por synon të jetë në punën e vet dhe e përdor PD si trampolinë, por vetëm qytetarëve nuk u shërbejnë”, tha ajo./kb