Befasi nga Liverpool! Ofron 40 mln euro për një lojtar me 6 muaj kontratë

Liverpool po bën presion të madh për të transferuar mbrojtësin e Bayern, Dayot Upamecano. Sipas gazetarit Ekrem Konur, francezi ka marrë një ofertë bindëse nga klubi i kuq.

Kontrata e tij në Mynih skadon verën e ardhshme, pra ekziston rrisku që ai të largohet me parametra zero në mbarim të sezonit aktual.

Liverpool është gati të investojë 35-40 mln euro për francezin në merkaton e janarit, një gjë e rrallë për një lojtar që i mbeten vetëm 6 muaj kontratë.

Upamecano e mendon veten gjatë në Mynih, por kërkesat e tij janë të tepërta për Bayern. Ai kërkon pagë po aq të lartë sa Davies dhe Kimmich, rreth 20 mln euro bruto në vit. Kërkon edhe klauzolë largimi dhe bonus firme. m.p.