Last Updated on 28/09/2025 by adminfjala
Një shtetas shqiptar është gjobitur me mijëra paund në Londër, pasi u kap në “flagrancë” duke shitur “hot dog” dhe kikirikë të pjekur në urën e njohur si “Westminster”.
Sipas mediave të huaja mësohet se 52-vjeçari shqiptar, i identifikuar si Ludovik Keqaj, është kapur nga autoritetet duke ushtruar aktivitetin e tij në mënyrë të paligjshme.
Si rrjedhojë ai u gjobit me 7000 paund. Policia vendosi të përdorte një metodë të pazakontë për kapjen e tij. Oficerët u maskuan si personazhe të njohur, mes tyre “Batman” dhe “Robin”, për t’u afruar pa rënë në sy dhe për të kontrolluar aktivitetin ilegal.
Në momentin ku dhe efektivët e maskuar ju afruan, shqiptari ishte duke shitur me një karrocë ambulante.
Keqaj, u përball me gjashtë akuza për tregti të palicencuar në rrugë në Urën e Westminsterit, duke u gjobitur me 670 paund për secilin rast.
Ai u akuzua gjithashtu për moszbatimin e një njoftimi të komunitetit që e urdhëronte të mos tregtonte në mënyrë të paligjshme në Lambeth , duke u gjobitur me 1,666 £ për shkeljen e këtij njoftimi. m.p.
