Jannik Sinner triumfon në Kinë, italiani mposht lehtësisht Tien në finale

Carlos Alcaraz triumfon në Tokio, ndërsa Jannik Sinner fiton titullin ATP 500 në Pekin, duke vazhduar garën për vendin e parë në ranglistë. Italiani dominon në finalen ndaj Learner Tien, duke fituar 6-2, 6-2 në vetëm 1 orë e 12 minuta. Ky është titulli i 21-të në karrierë për Sinner, që arrin gjithashtu tre fitore këtë vit, pas Australian Open dhe Wimbledon. Pasi u përball me disa probleme fizike, Sinner dominon nga fillimi, regjistron shumë ace dhe kalon pa vështirësi në fitoren finale. Me këtë sukses, ai mbron titullin e tij në Pekin dhe tani do të ketë mundësi të mbrojë edhe titullin në Shangai, pas largimit të Alcaraz nga ky turne. Megjithatë, spanjolli do të qëndrojë në krye të ranglistës për disa javë të tjera.

Carlos Alcaraz ka 11.540 pikë, ndërsa Jannik Sinner 10.950 pikë. Falë suksesit në ATP 500 në Pekin, italiani fitoi 170 pikë më shumë në ranglistën ATP ndaj spanjollit, i cili mbajti 500 pikët e vitit të kaluar nga fitorja në Tokio. Tani, Sinner synon të kalojë Alcaraz në renditje. Të dy nuk do të kenë mundësinë të përballen në Shangai, kjo pasi Carlos Alcaraz do të mungojë për shkak të një problemi shëndetësor që e ka goditur gjatë javës në Tokio, duke humbur kështu 200 pikët që kishte fituar vitin e kaluar. Sinner do të arrijë si kampion në mbrojtje të 1.000 pikëve të titullit të vitit të kaluar dhe, nëse fiton përsëri, pas Masters 1000 në Kinë mund të jetë vetëm 390 pikë larg Alcaraz./ D.C