Last Updated on 03/10/2025 by adminfjala
Gjykata e Posaçme ka vendosur këtë të premte të heqë masën e pezullimit nga detyra për kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri. Në fuqi ka mbetur vetëm masa e “detyrimit për t’u paraqitur” pranë autoriteteve.
Myzyri është nën hetim për akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera apo ankande publike”. Hetimet lidhen me një procedurë prokurimi të zhvilluar në vitin 2020, për mirëmbajtjen e një segmenti rrugor me vlerë mbi 219 milionë lekë, ku dyshohet se janë përdorur dokumente të falsifikuara dhe është favorizuar një grup operatorësh ekonomikë./E.S
