Last Updated on 14/07/2026 by Anisa
lli Zalla ka reaguar nga arratia, i shumëkërkuari i drejtësisë i cili akuzohet se ka gisht në atentatin e Rinasit, ku mbeti i vrarë Muçi Shaljani dhe Gilmando Dani, ky i fundit një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Emiljano Shullazit.
Gjatë një interviste për gazetarin Spartak Koka, Zalla i ka bërë thirrje drejtësisë që të zbardhë atentatin e ndodhur në rrethrrotullimin e Rinasit, ndërsa ka mohuar çdo përfshirje të tij në ngjarje. I pyetur se çfarë do t’i thoshte Shullazit pas vrasjes së Danit, Zalla është shprehur se ka pasur kontakte për një përballje mes tyre, duke theksuar se kërkon që gjithçka të zgjidhet “si burrat”.
“Shullazi e di. Jemi në bisedime që ta bëjmë be me zakon si burrat. Shullazit ia bëj be si të dojë ai, sepse nuk kam lidhje fare me atë ngjarje. Me burrëri, me be, me zakon, si të dojë ai”, ka deklaruar Zalla.
