Kreu i opozitës, Sali Berisha, deklaroi sot se Partia Demokratike dhe aleatët e saj po diskutojnë mbi modelin e garës që do të ndjekin në zgjedhjet e ardhshme, duke nënvizuar se kandidatët e opozitës janë “të pakrahasueshëm me Korben e Covid-it”, siç e quajti ai kandidaten e mazhorancës për Tiranën.
“Me aleatët kemi diskutuar për modelin që do ndjekim në këto zgjedhje. Kemi kandidatura të pakrahasueshme me Korban e Covid-it. Këta janë emra shumë të mirë, personalitete me vlera qytetare dhe morale,” tha Berisha.
Ai theksoi se deri tani debati mes aleatëve është për modelin
“A do të jetë kandidaturë politike e PD-së, kandidaturë e koalicionit apo një kandidaturë e pavarur që do të mbështetet nga të gjitha partitë e opozitës?”, tha ai.
Sipas tij, opozita nuk tërhiqet nga gara.
“Unë i rezervoj vetes të drejtën që të mos prononcohem përfundimisht tani. Jam i gatshëm të mbështes modelin që pranohet më gjerësisht nga opozita. Nuk e them me siguri, por mundet po”, u shpreh Berisha./E.S