Last Updated on 09/10/2025 by EL
Klodian Braho, Adnan Xholi, Elvin Gokaj dhe Doloreza Musabelliu janë katër prokurorët të cilët zyrtarisht do të kandidojnë në garën për kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në vijim të procedurës për përzgjedhjen e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), mësohet se në përfundim të afatit zyrtar dhe kohës së pritjes për depozitimin e dokumentave nëpërmjet shërbimit postar, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë depozituar shprehjen e interesit për këtë pozicion prokurorët si më poshtë vijon:
-Klodian Braho
– Elvin Gokaj
-Doloreza Musabelliu
-Adnan Xholi
