Last Updated on 10/10/2025 by Kesjana
Kolegji i Posaçëm të Apelimit ka rikthyer në detyrë prokuroren e Elbasanit Pranvera Stafa e shkarkuar një vit më parë nga procesi i vetingut.
“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 16/2024, datë 14.05.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Pranvera Stafa kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 740, datë 08.03.2024.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, vendosi: ndryshimin e vendimit datë 08.03.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Pranvera Stafa./kb
