Modelja dhe influencuesja 27-vjeçare, Sofia Richie, ka zbuluar lajmin e bukur se është sërish shtatzënë përmes një postimi në Instagram të enjten, duke treguar barkun e saj të rrumbullakosur në një foto para pasqyrës.




Çifti i lumtur u martua në një dasmë romantike në Francë në prill 2023, me mysafirë si Paris Hilton dhe Cameron Diaz, ndërsa Elliot e propozoi Sofia-n me një unazë të madhe diamanti pak muaj më parë. Miqtë e Sofia-s e përshkruajnë si një nënë të përkushtuar dhe të jashtëzakonshme, që arrin të balancojë me finesë jetën sociale, karrierën dhe familjen.


Sofia dhe Elliot tashmë kanë krijuar një familje të ngrohtë dhe të mbushur me dashuri dhe tani fansat presin me padurim ardhjen e bebushit të dytë, që do t’i shtojë edhe më shumë gëzim jetës së çiftit. /K.M
