Last Updated on 19/10/2025 by EL
Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të diele në Maliq.
Një banesë është përfshirë nga flakët, ndërsa dyshohet se nëna ka humbur jetën nga asfiksia. Dy fëmijët e saj janë transportuar në spitalin e Korçës.
Raportohet se shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje.
Shkaku i zjarrit nuk dihet ende.
