15 minuta heshtje në shenjë proteste u mbajtën në stadiumin ‘Sinigaglia’ gjatë ndeshjes kundër Juventusit. Tifozët e Comos nuk e mbështetën ekipin e tyre për 15 minutat e para të ndeshjes në shenjë proteste kundër vendimit për të luajtur ndeshjen Milan – Como në Perth të Australisë.
Një deklaratë nga tifozët i ishte përgjigjur tashmë kërkesës së klubit të Comos për sakrificë për “të mirën e përbashkët” të futbollit italian në ditët e fundit. “Me respekt, por me vendosmëri, e deklarojmë qartë: nuk pranojmë mësime për sakrificën nga ata që nuk i kanë përjetuar kurrë tonat.” m.p.
