Altin Sinomati, shqiptar i shumëkërkuar nga autoritetet italiane, është arrestuar dhjetë ditë më parë në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sinomati u arrestua falë bashkëpunimit të Shërbimit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Policor dhe hetuesve vendas. Sipas hetimeve të policisë italiane dhe karabinierëve, vrasja e “Passerottos” u krye nga Raoul Esteban Calderón, i njëjti person i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Fabrizio Piscitelli, i njohur si “Diabolik”, lider i tifozëve ultras të Lazios, i ekzekutuar në gusht 2019 në Romë.
Ky rrjet kriminal shkruan Corriere, është aktualisht në qendër të hetimeve që lidhen edhe me atentatin e ndodhur javën e kaluar ndaj gazetarit investigativ të emisionit “Report”, Sigfrido Ranucci. Atentati ndodhi në mbrëmje, përpara banesës së tij në zonën e Campo Ascolano, pranë Pomezias dhe shumë afër Torvaianicas, vendi ku ndodhi edhe vrasja e “Passerottos”.
Autoritetet italiane po hetojnë lidhjet mes rrjeteve të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe sulmit ndaj gazetarit, duke ndjekur një pistë që të çon drejt mafies shqiptare dhe rolit të saj në krimin e organizuar në Itali./ K.M
