Sot në orën 11:00 do të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë ku do të shqyrtohet projektligji “Për një shtesë në ligjin për gjendjen civile”.
Në orën 12:00 Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale do të zhvillojë mbledhje të përbashkët me Komisionin e Ekonomisë ku do të raportojë Autoriteti i Konkurrencës.
Komisioni i Ekonomisë do të miratojë edhe Projekt- Rezolutat për vlerësimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë dhe INSTAT-it për vitin 2024./ K.M
