Last Updated on 19/11/2026 by Monika
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri ka komentuar buxhetin 2027.
Xhaferri në një intervistë për “Syri TV” është shprehur se Shqipëria ka plot probleme si varfëria, rritja e ulët e ekonomisë, spitale dhe shkolla në gjendje të mjerueshme, por kryeministri Edi Rama vijon dhe mburret për një buxhet historik.
Për Xhaferin, në 5 vitet e fundit, mazhoranca ka akumuluar më shumë suficit buxhetor se sa shpenzon në tërësinë e 1 viti.
“Qeveria ka 5 vite që bën, krijon suficit buxhetor, mbledh më shumë para sesa nevojiten realisht.
Rama duhej të mburrej për rritjen e % së ekonomisë, uljes së varfërisë, për një jetë dinjitoze, spitale dhe shkolla më të mira.
Çdo kryeministër e ka kollaj të rrisë taksat prej 14 vitesh, tregon se pavarësisht buxheteve historike nuk e ka rregulluar situatën në shqipëri.”, tha Xhaferri.
Sipas Xhaferrit, buxheti nuk fokusohet në hallet e qytetarëve, por në kriminalizimin e ekonomisë shqiptare, ndërtimet e reja falë parave informale dhe fuqizimin e lekut përballë zhvlerësimit të euros.
“Ka rregulluar vetëm pastrimin e parave në ekonomi dhe ndërtimin.
Me fuqizimin e lekut, që do jetë objekt studimi, ne ishim fuqizuar nga 70 deri 300% ndaj monedhave të tjera.
Kemi pasur sukses në pastrimin e parave në ndërtim dhe ndërtimin e kemi pasur sukses.
Shqiptarët janë ndërgjegjësuar që ky buxhet s’do sjellë asgjë të mirë për ta.”, nënvizoi Xhaferri./mxh
