Sipërfaqja e Marsit përshkohet nga erëra të forta pluhuri me shpejtësi deri në 158 km/orë.
Falë imazheve të marra në 20 vite aktivitet të sondave hapësinore Mars Express dhe ExoMars të Agjencisë Evropiane, janë verifikuar dhe faktuar 1039 stuhi ere në planetin e kuq.
Të dhënat e deritanishme konfirmojnë se mund të verifikohen parimisht në të gjithë sipërfaqen e planetit, por kanë tendencën të jenë më të përqendruara në zona të caktuara.
Gjithashtu, sikurse në Tokë, edhe në Mars janë më të shpeshta në pranverë dhe verë, në orët qendrore të ditës marsiane, që ka një kohëzgjatje pothuajse sa ajo e Tokës, prej 24 orë e 37 minuta.
Studimi i realizuar nga Universiteti zviceran i Bernës është publikuar në revistën Science Advances dhe është i rëndësishëm për planifikimin e misioneve të ardhshme të njeriut në planetin Mars./ K.M
