Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Bubq. Policia bën me dije se një 32-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë elektrike.
Si pasojë e përplasjes i riu i identifikuar si Andi Bega, ka humbur jetën.
Krujë/Informacion paraprak
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./K.M
