Qindra milionë gaforre të kuqe kanë bllokuar rrugët gjatë lëvizjes si pjesë e migrimit të tyre vjetor në Ishullin e Krishtlindjeve në Australi.
Menaxherja në detyrë e Parkut Kombëtar të Ishullit të Krishtlindjeve, Alexia Jankowski tha se kishte deri në 200 milionë gaforre endemike, të njohura edhe si ‘Gecarcoidea natalis’, në territorin e vogël ishullor australian në Oqeanin Indian.

Deri në 100 milionë pritej të shkonin nga strofullat e tyre pyjore drejt vijës bregdetare ku shumohen.
Fillimi i shirave të verës në Hemisferën Jugore fundjavën e kaluar u bë shkak i fillimit të migrimit vjetor të gaforreve të kuqe./ K.M
