Piktura e famshme e Vincent van Gogh, e titulluar “Chestnut Trees in Blossom”, e vitit 1890, parashikohet të arrijë mbi 180 milionë dollarë në një ankand të Sotheby’s New York më 18 nëntor 2026.
Piktura, e titulluar “Pemët e gështenjës në lulëzim”, u realizua në maj të vitit 1890 dhe konsiderohet ndër krijimet më të rëndësishme të periudhës së fundit të jetës së artistit holandez. Në atë kohë, Van Gogh jetonte në fshatin Auvers-sur-Oise të Francës, ku ndërroi jetë rreth dy muaj më vonë, në moshën 37-vjeçare.
Kjo pikturë është pjesë e koleksionit privat të familjes Blaquier-Arrieta nga Argjentina. Julian Dawes, nënkryetari i Sotheby’s, tha për Reuters se nuk do të befasohej nëse thyhet rekordi botëror për një pikturë moderne, por është thjesht një mundësi e jashtëzakonshme.
Në të njëjtin event pritet të shitet edhe piktura “Arlequin” e Paul Cézanne, e vlerësuar mbi 120 milionë dollarë, si dhe vepra të artistëve të tjerë të mëdhenj si Monet, Renoir, Degas dhe Pissarro./k.m
