Ditën e djeshme, datë 24 tetor, ora 00:00, është mbyllur afati për regjistrimin e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e 9 nëntorit.
Zgjedhjet e pjesshme lokale do të zhvillohen në 5 bashki të vendit, konkretisht në Tepelenë, Berat, Mat, Cërrik dhe Vlorë.
Në këto zgjedhje Partia Demokratike ka vendosur të mbështesë kandidatët e pavarur, ndërsa Partia Socialiste ka nxjerrë kandidatët e saj.
Kandidatët që kandidojnë në zgjedhjet lokale janë:
Bashkia Vlorë: Brunila Mesini nga PS, Dionis Sota kandidati i mbështetur nga PD dhe Gjergji Nika kandidat i pavarur.
Bashkia Mat: Altin Bojni nga PS, Eduart Brahilika kandidati i pavarur i mbështetur nga PD dhe Suzana Pasha kandidate e pavarur.
Bashkia Tepelenë: Gramoz Sako kandidat nga PS dhe Gabriel Guma kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita.
Bashkia Cërrik: Florenc Doka kandidat i PS, Amarildo Hoxha kandidat i pavarur i mbështetur nga PD dhe Eligert Hima kandidat nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet”.
Bashkia Berat: Ervin Ceca kandidat i PS dhe Pavllo Shkarpa kandidat i pavarur i mbështetur nga PD./E.T
