Në vitin 1968, gjatë Luftës së Vietnamit, ndodhi ajo që njihet në politikën amerikane si “Surpriza e Tetorit”. Presidenti Lyndon B. Johnson njoftoi ndërprerjen e plotë të bombardimeve ajrore, detare dhe tokësore ndaj Vietnamit të Veriut, duke argumentuar se negociatat për paqe në Paris po përparonin dhe se ishte koha për një hap të rëndësishëm politik. Ky urdhër hyri në fuqi më 1 nëntor të të njëjtit vit.
Megjithatë, lajmërimi nuk arriti të rivendoste popullaritetin e administratës Johnson. Dy muaj më vonë, Partia Demokratike pësoi humbje të rëndë në zgjedhjet presidenciale përballë kandidatëve republikanë, të udhëhequr nga Richard Nixon. “Surpriza e Tetorit” mbetet një shembull i përpjekjeve politike që nuk arrijnë të kapërcejnë tensionet dhe pakënaqësitë publike në kohë lufte. Ky episod thekson ndërlikimin e politikës së brendshme dhe pasojat e luftës mbi opinionin publik, duke reflektuar sfidat e qeverisjes në një krizë kombëtare dhe ndërkombëtare.
Përgatiti: L.Veizi
