Zv.kryeministrja Belinda Balluku tha se ishte paraqitur në Prokurorinë e Posaçme këtë të premte në respekt të plotë të organeve të drejtësisë. “Kam pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për një çështje në hetim”, tha Balluku.
“Si qytetare dhe zyrtare publike e shikoj këtë si një proces, tek i cili jam shpresëplotë që do të jetë i bazuar mbi transparencën, llogaridhënien dhe mbi të gjitha mbi parimet e drejtësisë së pandryshueshme, tek e cila besoj”. m.p.
