Last Updated on 02/11/2025 by EL
Pentagoni ka njoftuar se Korpusi i Marinës së SHBA-së ka zhvilluar ushtrime zbarkimi dhe infiltrimi në Porto Riko, në një kohë kur prania ushtarake amerikane në Karaibe po rritet dhe po shtohen spekulimet për një ndërhyrje të mundshme ndaj Venezuelës.
“Forcat amerikane janë vendosur në Karaibe. Operacionet po zhvillohen në mbështetje të misionit të Komandës Jugore. Objektivat përfshijnë luftën kundër trafikut të paligjshëm të drogës dhe mbrojtjen e atdheut. Veprimet janë në përputhje me prioritetet e Departamentit të Mbrojtjes dhe Presidentit të SHBA-së”, thuhet në njoftim./e.t
