Last Updated on 22/06/2026 by Monika
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku u pyet nga Ylli Rakipi lidhur me pakënaqësi që kanë filluar të artikulohen brenda Partisë Socialiste, konkretisht nga Elisa Spiropali dhe Marjana Koçeku.
Gogu deklaroi se PS është parti ku të gjithë mund të thonë mendimin e tyre dhe se kjo dëshmon demokracinë e brendshme!
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Por ka edhe njerëz që Rama i ka ngritur lart fare. Përshembull Elisa Spiropali, e quante Skënderbe dhe ky Mamica, mori edhe poste të panumërta në PS, por tani ajo do Shqipëri fare të re…
Toni Gogu: Kemi folur për demokracinë brenda partisë, çdo njeri paraqet ato që mendon dhe pastaj në forumet e partisë… Kryetari i partisë e adresoi këtë çështje dhe kot ta përsëris. Ai tha mezi e pres paktin për Shqipërinë e re, ta sjellin, këtu jemi. PS vijon dhe e them të jetë formacioni që saoi ka kryer dëgjesë disa mujore në çdo qytet të Shqipëri.
Ylli Rakipi: Edhe Koçeku doli.
Toni Gogu: Jemi parti me biodiversite të lartë…
Ylli Rakipi: Unë di që ky sistem vlerash, gara është në thelb. Ju i merrni dhe i zgjidhjni kështu. Sheh një që rrit keca dhe e merr…
Enton Abilekaj: Po pra në bazë të algoritmit!
Toni Gogu: Nuk është në kulturën time politike, dhe as objekt i këtij debati të flas për arritjet e kolegëve.
Ylli Rakipi: Jo, jo, ata janë njerëz të mirë ore, por duhet të respektojë garën PS. Sepse nuk ka garë.
Toni Gogu: PS hap dyert dhe dritaret. Ka që hyjnë nga dera dhe duan të dalin nga dritarja. Çdo anëtar i PS shpreh mendimet e veta. Ka një rregullore që trajton shkeljet e disiplinës.
Enton Abilekaj: Si ajo barcaleta, të gjithë e kanë të drejtën e shprehjes, por pas shprehjes nuk e kanë më./mxh
