Skuadra kampione në fuqi, Oklahoma City Thunder, vazhdon marshimin perfekt në fillim të sezonit në NBA. Thunder regjistroi fitoren e shtatë radhazi, duke mposhtur me rezultatIN 137-106 ekipin e New Orleans Pelicans. Tetë lojtarë të Oklahomës realizuan mbi 10 pikë, ndërsa më i miri në parket ishte Shai Gilgeous-Alexander me 30 pikë, që udhëhoqi ekipin drejt një tjetër performance mbresëlënëse.
Ndërkohë, Chicago Bulls pësoi humbjen e parë të sezonit, pasi u mund 128-116 nga New York Knicks. Heroi i ndeshjes ishte Jalen Brunson, që udhëhoqi Knicks me 31 pikë dhe lojë të shkëlqyer në organizim.
Fitore të rëndësishme regjistroi edhe Philadelphia 76ers, që triumfoi në transfertë ndaj Brooklyn Nets me rezultatin 129-105. Dyshja Kelly Oubre Jr. dhe Tyrese Maxey kombinuan plot 55 pikë, duke qenë shtylla kryesore e suksesit të ekipit.
Në anën tjetër, San Antonio Spurs pësuan humbjen e parë sezonale, pasi u mposhtën 130-118 nga Phoenix Suns. Devin Booker, me 28 pikë, udhëhoqi skuadrën vendase drejt një fitoreje të merituar.
Ndërkohë, Cleveland Cavaliers u rikthyen te suksesi, duke mposhtur Atlanta Hawks me rezultatin 117-109, falë një paraqitjeje spektakolare të Donovan Mitchell, i cili shënoi 37 pikë.
Rezultatet e NBA:
Oklahoma – New Orleans, 137-106
Brooklyn – Philadelphia, 105-129
Charlotte – Utah Jazz, 126-103
Cleveland – Atlanta, 117-109
Toronto – Memphis, 117-104
New York – Chicago, 128-116
Phoenix – San Antonio, 130-118
Lakers – Miami, 130-120 /K.M
