Gazetari Armand Shkullaku ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese pro Veliajt. I ftuar në emisionin Opinion, Shkullaku tha se vendimi ishte i drejtë profesionalisht por jo për tu duartrokitur.
“Mendoj se gjykata ka marrë vendimin e duhur profesionalisht. Mesa kuptoj unë nga ligjet Kushtetuta e shpreh qartë se një i zgjedhur mund të shkarkohet në dy raste kur vdes ose kur bën shkelje të rënda. Në rastin e Veliajt është shkarkuar për mungesë në punë.
Në pamje të parë duket sikur gjykata ka marrë një vendim ndesh me Ramën.Ramës i anulohen zgjedhjet, kandidatja, urdhri në Asamble. Rama ka qenë indiferent. Në ratsin me ekstrem Ramës i ka interesuar t’i anulojë zgjedhjet në Tiranë.
Rama nuk është sot siç ka qenë para një muaji. Nuk ka patur sondazhet, Balluku nuk ka qenë e pandehur Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim të drejtë profesional por jo për tu duartrokitur”, tha Shkullaku./ K.M
