Në qytetin e Utrehtit, Holanda po teston një projekt novator që mund të ndryshojë të ardhmen e infrastrukturës. Inxhinierët kanë ndërtuar një rrugë eksperimentale me panele diellore të integruara në sipërfaqe, të afta për të gjeneruar energji elektrike ndërsa mbi to kalojnë makina dhe biçikleta.
Panelet janë të mbrojtura me një shtresë xhami të posaçme që i bën rezistente ndaj presionit dhe temperaturave ekstreme. Deri më tani, rruga ka prodhuar mjaftueshëm energji për të furnizuar rreth 30 shtëpi gjatë verës, një rezultat që ka tejkaluar pritshmëritë.
Projekti synon të zgjerohet në qytete të tjera dhe nëse provat e ardhshme rezultojnë të suksesshme, Holanda mund të bëhet vendi i parë në botë me një rrjet të gjerë rrugësh që furnizojnë energji të pastër. Një hap gjigant drejt së ardhmes së gjelbër./ K.M
