Seanca e sotme plenare ka nisur me mbajtjen e një minute heshtje në nderim të ish-kryeministri Fatos Nano. Kërkesa u paraqit nga kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, shprehu ngushëllimet duke thënë “Ishte një nga themeluesit e PS dhe ka shërbyer si kryeministër duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në orientimin e Shqipërisë drejt integrimit europian. Ai do të kujtohet si një njeri që la gjurmë të thella në historinë e Shqipërisë“./ K.M
