Last Updated on 06/11/2025 by Kesjana
‘Plani Energjitik i Shipërisë dhe Tranzicioni i Energjive tëRinovueshme’ ishte një ndër panelet më të rëndësishme tëzhvilluara në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës-Edicioni 31-të, organizuar nga Klik Ekspo Group, ku morënpjesë përfaqësues të institucioneve publike, kompanive vendasedhe ndërkombëtare, në sektorin e infrastrukturës dhe energjisë, me përfaqësues nga Italia, Zvicra, SHBA, Sllovenia dhe vendetë tjera. Diskutimet e panelistëve u fokusuan në strategjinëkombëtare të energjisë dhe hapat drejt tranzicionit tëqëndrueshëm energjitik në përputhje me objektivat e EU Green Deal dhe vizionin ‘Shipëria 2030’.
Projektet energjitike në Tiranë
Enea Karakaci administrator i OSHEE, i ftuar në këtë paneltheksoi se objektivat e qeverisë shqiptare janë për të ulurhumbjet deri në vitin 2030 në sistemin e shpërndarjes në 10 %,gjë që do të arrihet edhe përmes investimeve të reja. ‘’Kemi disa projekte të cilat synojnë ti japin një transformim shoqërisë, ku më i rëndësishmi mbetet nënstacioni i parë elektriknëntokësor i qendrës së Tiranës – qytet që ka nevojë për njënënstacion të ri pasi ka një bum ndërtimesh. Ky ështënënstacioni i parë i këtij lloji në Shqipëri, por dhë ndër të rrallëtnë Europë në qendër të Tiranës, është nëntokësor,për shkak edhetë arkitekturës që duhet ta respektonim. Ka një vlerë rreth 22 milionë euro, jemi në fazën përmbyllëse të garës, dhe mendoj qëbrenda vitit 2026 do të kemi fillimin e ndërtimit të tij, njëprojekt i rëndësishëm për sa i përket furnizimin me energji në qytetin e Tiranës,’’ tha z.Karakaci. Nënstacioni elektrik110/20kV do të pozicionohet pranë sheshit Skënderbej, nëTiranë, ndërsa projekti parashikon përdorimin e teknologjisë me gaz për pajisjet që do të kryejnë kontrollin, mbrojtjen dheizolimin e sistemeve të energjisë në këtë nënstacion.
Projekti i Spitallës
Pjesë e diskutimeve në panelin për energjinë ishte edhe Kelly Clutterbuck, drejtoreshë e Voltalia, e cila u ndal gjithashtu nëdisa projekte që kompania të cilën ajo drejton ka ndërmarë nëkëtë sektor në vendin tonë. ‘’Ne kemi pasur disa projekte tërëndësishme në fushën e energjisë, siç është projekti i Spitallës, që është duke u ndërtuar dhe shpresojmë të jetë operacional në2027-ën. Ne duke kontribuar në tregun e energjisë kemi njëportofol ambicioz me diversifikimin e teknologjive siç ështëruajtja e energjisë së erës në bateri në mënyrë që Shqipëria tëarrijë objektivat e saj në fushën e energjisë dhe që ti përshtatetnevojave të saj. Këto projekte të ndërmarra nga 2020 deri më2025 kanë marrë kohën e vet, është një proces i gjatë, me vonesat e veta por kemi punuar afër dhe me ministritë përkatësedhe të gjitha institucionet e linjës, edhe sa i përket ndryshimevetë kuadrit rregullator që janë shumë të nevojshme dhe esencialepër vendin,’’ theksoi Clutterbuck.
Panelet diellore
Ani Hasa, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Efiçencës sëEnergjisë u ndal në implementimin e eficencës së energjisë nëndërtesa e cila sjell reduktim të përdorimit të energjisë dhe uljetë kostos së saj për banorët. ‘’Në 5 vitet e fundit jemi fokusuar tepjesa e eficencës së energjisë dhe forcimin e bazës ligjore, në 5 vitet e ardhshme do të fokusohemi dhe kemi nisur me projektepilote të vogla, kryesisht në rrethe në rinovimin e ndërtesavepublike që kanë pasur impakt në uljen e konsumit të energjisë, rritje të standardit të jetesës së qytetarëve, por dhe rritje të vlerëssë pronës. Dhe na inspektimet e fundit ë kemi bërë në terren, tëgjithë janë të kënaqur,’’ theksoi z.Hasa.
Ndërsa Arjan Ciftja, shkencëtar energjetik dhe zbulues iteknologjisë fotovoltaike me efikasitet të lartë u ndal nërëndësinë e ndërtimit të paneleve diellore si energjia e sëardhmes, ndërsa theksoi më tej se vendi ynë është i përshtatshëmpër të bërë një kombinim të përdorimit të energjisë diellore me atë hidrike./kb
